Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM tuhet se ata gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve.

“Sipas anketave, OBRM-PDUKM prin me 22.5% para LSDM-së me 17.9%. Besimi i qytetarëve te OBRM-PDUKM vazhdimisht rritet, ndërsa LSDM bie”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se edhe Mickoski gëzon mbështetjen më të madhe krahasuar me politikanët në Maqedoni.

“Kryetari Mickoski gëzon 17.7% të qytetarëve kundrejt Dimitar Kovaçevskit të cilin e mbështesin vetëm 5.5%. Kovaçevski i din anketat dhe për këtë shkak u ikën zgjedhjeve”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Kovaçevski nuk ka legjitimitet bashkë me partinë e tij dhe për këtë arsye duhet të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare.