Moti sot do të jetë me diell, por ftohtë si dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -12 deri -4, kurse maksimalja -4 deri në 4 gradë celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, shumë ftohtë dhe me erë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot shumë i ftohtë dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të zbresin deri në -10 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë kryesisht nën zero./