Cristiano Ronaldo shumë shpejt mund të ndryshojë klub, nëse gjërat nuk ndryshojnë në “Old Trafford”.

“SunSport”  zbuloi se CR7 do të largohej nga Man.Unired gjatë verës nëse klubi nuk kualifikohet në Ligën Kampionëve, por ku do të shkonte ai për sfidën e tij të radhës?

Pavarësisht së për pak ditë mbush 37-vjeç, Ronaldos nuk do t’i mungonin kërkuesit, veçanërisht pasi nëna e tij zbuloi se ai ka në plan të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

PSG

Gjigandët francezë janë të lidhur vazhdimisht me emrat e mëdhenj të futbollit dhe Ronaldo nuk është ndryshe.

Kjo lëvizje do të bënte bashkë për herë të parë  CR7 me Lionel Messin.

Real Madrid

Ish-skuadra e Ronaldos është e lidhur me kthimin e tij në vendin ku ai fitoi 4 Champions League. Pavarësisht se ai aty fitoi gjithçka, mbetet ende një destinacion.

Barcelona

Dikur rivali i hidhur, por tani Ronaldo mund ta gjejë veten të veshur me ngjyrat e katalanasve sezonin e ardhshëm.

Barcelona ka nevojë për një sulmues dhe Ronaldo do të ishte një zgjidhje afatshkurtër.

Sportingu i Lisbonës

Ronaldo mund të bëjë dy rikthime emocionale në dy vjet nëse vendos ta kthejë familjen e tij aty ku nisi gjithçka.

Inter Miami

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Ronaldo mund të vendosë  të lërë Manchesterin me shi për Miamin me diell.

Skuadrën e MLS-së e zotëron Beckham i cili prej kohësh kërkon një nënshkrim të madh