Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjatë ditëve të fundit po shqyrtohen masa për persoant e pavaksinuar që nuk do të rrezikojnë vendet e punës. Të martën, në mbledhje qeveritare do të propozohet masë e re.
“Jam i vetëdijshëm se këto ishin ndër masat më të rënda për shkak se prekën marrëdhëniet e punës dhe për këtë shkak shqyrtojmë masa të ngjashme që nuk do të rrezikojnë ndonjë vend pune”, tha Filipçe.
Ai thotë se do të propozohet masë e re dhe kjo do të jetë stimul për mjekët amë.
“Propozimi i mjekëve amë do të jetë stimul, përkatësisht kur do të tejkalojnë 70% e vaksinimit të pacientëve të mbuluar, do të shpërblehen me 30 denarë për pacient. Ky është propozimi yë”, tha Filipçe.
Comments are closed for this post.