Pas 19 muajve mbyllje, diskotekat dhe kafe baret do t’i hapin dyert për vizitorët. Në këto objekte, sipas vendimit të Qeverisë, do mund të hyjnë vetëm personat e vaksinuar me njërën ose të dyja dozat ose me vërtetim për kovid të kaluar. Pronarët thonë se përgatiten për hapjen e objekteve për këtë ose javën e ardhshme. Apelojnë të respektohen masat nga qytetarët por edhe nga pronarët e klubeve që të mos ketë mbyllje të serishme.
“Kjo është shumë e rëndësishme për mbijetesën e klubeve të natës në përgjithësi në gjithë këtë veprimtari. Shpresojmë të fitojmë mjaftueshëm për ti mbajtur klubet e natës, që ti mbulojnë shpenzimet e funksionimit, nuk presim të kemi ndonjë fitim, por me kalimin e kohës shpresojmë të kthehemi në normalitet. “U bëj thirrje të gjithë pronarëve të klubeve të natës, që e dimë se si është të mos punosh, 19 muaj jemi mbyllur, do të apeloja që ti respektojnë masat dhe protokollet për lëshimin e personave të vaksinuar dhe të imunizuar, që kanë kaluar sëmundjen në 45 ditët e fundit”- deklaroi Goran Arsovski- Përfaqësues i pronarëve të klubeve të natës
Pronarët thonë se në periudhën në vijim do të kenë vështirësi në punësimin e kamerierëve, banakierëve dhe stafit tjetër pasi për shkak të pandemisë shumë punonjës në këtë sektor janë larguar nga profesioni i gastronomisë. Përveç hapjes së lokaleve të natës, vendimi i fundit lejon organizimin e ahengjeve, dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve, seminareve, konferencave, takimeve në ambiente të mbyllura në përputhje me protokollet.
Andrea Cobanova
Comments are closed for this post.