Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar Qeverinë në lidhje me zjarrin tragjik në Tetovë.
Nga kjo parti thonë se vetëm me dorëheqjen e Venko Filipçes dhe Ilir Hasanit, nuk mund të ketë hetim të drejtë.
“Kush i kërcënon familjarët e viktimave në Tetovë? Pse PTHP hesht? Kush nga pushtet ka aq fuqi sa t’i kërcënojë me jetë familjarët e viktimave në Tetovë? Kush frikësohet që të mos dalë e vërteta në dritë?”.
“Vetëm me dorëheqjen Hasanit dhe Filipçes nuk mund të ketë hetim të drejtë. Nuk mund që Zaevi të presë të përfundojnë hetimet dhe më pas të vendosë për dorëheqjet e Hasanit dhe Filipçes, pasi këta kanë fuqi reale institucionale për të ndikuar në hetime”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Comments are closed for this post.