Ashtu siç paralajmëruan, këngëtaret Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri publikuan këngën e re.
“Thirr Policinë” mban titullin projekti që është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Të dy artistet vijnë me paraqitje të mrekullueshme dhe me një mision: Të fuqizojnë gratë.
“Optimiste, të pavarura, me vetëbesim e të patrembura” – janë disa nga karakteristikat që yjet do inkurajojnë tek të gjitha gratë dhe vajzat përmes këngës së tyre.
Teksti është shkruar nga vet këngëtaret në bashkëpunim me reperin Elinel, kurse producimi u bë nga Mixey Music&Apollo.
Për melodinë po ashtu u kujdesën vet artistet dhe miksimi e masterizimi nga Darko Dimitrov.
Klipi i është besuar produksionit të njohur shqiptar, “Imagine Films”.
Comments are closed for this post.