Organizatori i protestës për rastin “Monstra”, njoftoi se sot nuk do të mbahet protesta që u paralajmërua.

Siç sqaroi për “TV21”, organizatori Blerim Ahmeti, protesta për rastin “Monstra” do të mbahet të premten e ardhshme.

“Sot nuk do të mbahet protesta për “Monstrën”, sepse nga MPB na paralajmëruan se sot do të ketë delegacion. Andaj ne e kemi shtyrë protestën për të premten e ardhshme”, njoftoi organizatori Blerim Ahmeti.