Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 644 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.