Maqedonia e Veriut sot u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë.
Goran Pandev ishte futbollisti i cili i siguroi fitoren Maqedonisë së Veriut, 0-1.
Kualifikimi i Maqedonisë së Veriut në EURO 2020 (uefa.com)
Në formacionin e parë luajtën Ademi, Alioski, Musliu, Bejtullai, së bashku me Pandevin, Nestorovskin, Nikollovin, Ristovskin, Velkovskin dhe portierin Dimitrievski.
Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në RMV kërkoi që qytetarët të respektojnë masat edhe gjatë kësaj feste, pas festës së tifozëve nëpër rrugët e qytetit.
“Ditë e madhe për festë të merituar, megjithatë ju lutem atë ta bëni duke respektuar masat mbrojtëse”, kërkoi Filipçe, duke u shprehur optimist se ky është vetëm fillimi i suksesit të përfaqësueses.
Ndryshe, Kampionati Evropian Euro 2020 është kampionati i cili u prolongua për vitin 2021 për shkak të pandemisë. Sonte në tre ndeshje tjera do të zbulohen edhe emrat e tri skuadrave që do të kualifikohen në këtë kampionat:
20:45 Hungaria – Islanda
20:45 Irlanda e Veriut – Sllovakia
20:45 Serbia – Skocia
Deri më tani janë kualifikuar 21 skuadra: Belgjika, Italia, Rusia, Polonia, Ukraina, Spanja, Franca, Turqia, Anglia, Çekia, Finlanda, Suedia, Kroacia, Austria, Holanda, Gjermania, Portugalia, Zvicra, Danimarka, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut.
Comments are closed for this post.