Gjykata Speciale e Hagës ka ngritur aktakuzat për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit kundrejt ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe të tjerë udhëheqësve të UÇK-së.

Lidhur me këtë çështje i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu I BDI në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti është shprehur se kjo përballje në Hagë e ish-komandantëve të UÇK-së është një proçes I pashmëngshëm. Ahmeti shton se ëhstë një rrugë e cila tashëm duhet përfunduar duke treguar të vërtetën e çiltërsinë  e luftës së drejtë.

“Kjo situatë ëshët e rëndë edhe për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për Kosovën, por ka qenë një proçes i pashmangshëm. Ka rreth 4 vite që diskutohet në qarqet diplomatike. Drejtpërsëdrejti jam përpjek që të jap shpjegime për të gjithë ata diplomatë e politikanë se po bëhet një padrejtësi, mirëpo si duket kjo ka qenë një rrugë të cilën s’mund ta shmangim dhe bashkëudhëtarët e mi, shokët e mi, ashtu siç treguan edhe më herët, virtytet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këta bashkëluftëtarë do të tregojnë mbi të vërtetën dhe mbi çiltërsinë e luftës sonë të drejtë.”

Lidhur me betejën e Thaçit dhe Krasniqit në Hagë, Ahmeti shtoi se ata kanë rrezikuar veten për Kosovën dhe kjo mbetet sakrificë e madhe e tyre.

“Të gjithë këta bashkëluftëtarë kanë rrezikuar veten që të mos rrezikohet Kosova dhe kjo është një sakrificë goxha e madhe e këtyre figurave drejtuese të shtetit të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës nuk u ndërtua sistemi I drejtësisë. Gjithashtu, kësaj çështjeje duhet shtuar që për 20 vite janë bërë fushata elektorale për fat të keq, me akuza reciproke. Deri para 15 vitesh, e tërë situate ka qenë në vëzhgim. Pjesa dërrmuese e këtyre aktakuzave janë thjeshtë pamflete, duke filluar që nga Dik Marti deri tek fushatat elektorale. Vështirë është për tu vendosur drejtësi në vend.”

Duke folur mbi Gjykatën Speciale, kreu i BDI, tha se nuk është njësoj si të jesh në stadium dhe të zhvillosh lojën dhe të jehs në shkallët e tij

“Nuk është çështja që unë jam bindur rrugës, sepse që kur ka filluar kjo iniciativë, unë kam biseduar me shumë personalitete nga komuniteti ndërkombëtar. Kam biseduar me drejtues të UNMIK-ut, i kam patur edhe miq. Kjo ka qenë një rrugë e pashmangshme, dhe nuk është njësoj të jesh në stadium dhe të zhvillosh lojën dhe të jehs në shkallët e tij.”