Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë he Ekonomisë së Ujërave kaloi në Qeveri informata për t’u aprovuar procedura e tenderimit disa vjeçar për ndërtimin e digës “Lumi i Sllupçanit.
Lajmi u konfirmua nga Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.
Sipas tij, investimi duhet të realizohet brenda 4 viteve me një vlerë totale prej rreth 22 milion euro. (1.342.000.000 den).
“Ky është investimi më i madh kapital që do ndodhë ne Komunën e Likovës me çka pritet zgjidhje e plotë e problemit me ujë të pijshëm dhe ujin për ujitje të tokave bujqësore!”, nënvizoi ministri Hoxha.
Comments are closed for this post.