Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas kësaj partie, është e qartë se Filipçe dhe Komisioni për Sëmundje Infektive nuk e dijnë se në cilin drejtim lëviz Maqedonia në lidhje me pandeminë.

“Në fillim të pandemisë Venko Filipçe prognozoi numrin që tashmë është kaluar dhe shteti ka hyrë në një kolaps të madh shëndetësor. Për situatën e keqe në shëndetësinë publike flet fakti që disa infektolog dhe motra medicinale e kanë lëshuar vendin e punës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, dje sërish u regjistrua numër i lartë i të infektuarve të rinj me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar në 21.113.