Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.529 teste, ndërsa janë regjistruar 89 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni,
Sipas qyteteve në: Shkup-39, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-1, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-4, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-1, Berovë-3, Vallandovë-1, Dellçevë-2, Kërçovë-2.
Shtatë persona vdiqën, tre pacientë nga Shkupi (72, 84 dhe 65), një nga Prilepi (65), një pacient nga Tetova (62), një nga Gostivari (74) dhe një pacient nga Kërçova (58). Të gjithë vdiqën në spital.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.004.
Comments are closed for this post.