Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin.
Dimitrov do të marrë pjesë në takimin e dytë të rangut të lartë me iniciativë gjermano-franceze për kontroll gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në vendet e Ballkanit Perëndimor me të cilën do të kryesojnë ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas dhe ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan -Iv Le Drian.
Siç kumtoi MPJ, në suaza të vizitës së punës janë planifikuar edhe takime të Dimitrovit me kolegët e tij dhe pjesëmarrës tjerë të lartë të ngjarjes, si komisari për fqinjësi dhe zgjerim Varheji. Është parashikuar ministri të takohet edhe me përfaqësues të lartë të Kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Ministrisë gjermane të punëve të jashtme.
“Vizita bëhet në periudhën e angazhimit të përforcuar në vigjilje të diskutimeve në nivelin e BE-së për metodologji të azhuruar të Komisionit Evropian për udhëheqje të negociatave inkuadruese, si dhe vendimi për Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave”, citon MPJ.
Comments are closed for this post.