Qeveri e Maqedonisë mbrëmë në mbledhjen e 174-të të saj ka emëruar drejtorin e Inspektoratit të Gjuhëve dhe zv. drejtorin për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara.

Drejtor i Inspektoratit të Gjuhëve do të jetë Fatmir Iseni, ndërsa për zv. drejtor në Drejtorinë për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara është emëruar Buran Sulejmani.