Është nxjerrë nga rrënojat trupi i fundit i pajetë në pallatin gjashtë katësh në Durrës.

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë trupin e Roza Meces.

Dy ditë më parë, u nxorën nga rrënojat edhe vajza e saj Diena Mece dhe mbesa 10-vjeçare, Esiela.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 39, por pritet që të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja. /Ora News/

Rreth orës 4 të mëngjesit në Thumanë janë nxjerrë nga rrënojat edhe 3 trupa të tjerë.

Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka çuar numrin e të vdekurve në 37, raporton Top Channel.

Gjithashtu ministria bën me dije se operacionet e kërkim-shpëtimin janë ndërprerë pasi nuk ka informacion nëse ka akoma persona nën rrënoja. Ndërkohë numri i të plagosurve i ka kaluar 650.

Kujtojmë se tërmeti i cili goditi të martën Shqipërinë, ishte me magnitudë 6.4 shakllë të Rihterit ku dridhjet u ndjen edhe në Kosovë dhe vendet tjera fqinje.