Një qytetar britanik e ka fituar xhekpotin prej 170 milionë funtesh në lotarinë “Euromillions”, duke u bërë fituesi i shumës më të madhe që është dhuruar ndonjëherë në një lojë shpërblyese në këtë shtet.
Operatori kombëtar i lotarive, Camelot, tha se shuma prej 17 milionë e 221 mijë funtesh është fituar nga një person i vetëm të martën.
Emri i tij ende nuk është publikuar, por nuk dihet nëse bileta është blerë në emër të një personi privat, familjeje apo ndonjë sindikate.
Numrat me fat në biletën fituese ishin 3, 7, 10, 12, 15, 44 dhe 49.
Nëse fituesi është person i vetëm, pasuria e tij e re do ta fuste në listën e një mijë personave më të pasur që jetojnë në Britani të Madhe.
Sipas listës së gazetës “Sunday Times”, pasuria e fituesit të lotarisë do të jetë më e madhe se pasuria e këngëtarëve Sir Tom Jones dhe Calvin Harris, të cilët kanë pasuri prej 165 milionë funtesh, dhe më e madhe se pasuria e këngëtarit Ed Sheeran, i cili i ka 160 milionë funte.
Rekordi i mëparshëm i shumës më të madhe të fituar në Britani ishte shënuar në vitin 2011, kur Colin dhe Chris Weir i kishin fituar 161 milionë funte, shkruan “BBC”.
Comments are closed for this post.