Rritja e vetëdijes për kontrollet e hershme të grave për të shpëtuar më shumë jetë dhe rëndësia e parandalimit të kancerit të gjirit ishin porositë kryesore të dërguara nga marshi i 11-të “Përpara rozë 2019 – hapa kundër kancerit të gjirit”, e organizuar nga Shoqata “Borka” dhe Ambasada e SHBA-së në vend. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të gjitha gratë që kanë nevojë për trajtim pas operacionit ose ende pa hyrë në operacion të kancerit të gjirit tani kanë pajisjet e duhura duke përfshirë të gjithë terapinë që ju nevojiten.
Për herë të parë, një terapi inovative për të ashtuquajturat Kanceri i gjirit CER2 dhe kjo terapi e linjës së dytë pranohet nga 15 pacientë. Ekzistojnë gjithashtu të gjitha testet që aksesi të individualizohet, duke mbajtur në konsideratë qasjet më moderne terapeutike siç janë ato në vendet më të zhvilluara në botë- deklaroi Venko FIlipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ambasadorja amerikan në vend, Kjet Mary Burns, tha se qëllimi i fushatës është rritja e vetëdijes për këtë sëmundje dhe informimi për kontrollet e hershme, që sipas saj kanë një rëndësi parësore në luftën kundër kancerit të gjirit.
Jam krenare që Ambasada e SHBA-së për 11 vjet me radhë në partneritet me “Borka-n” janë duke organizuar këtë fushatë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për t’i rritur fondet, për të rritur ndërgjegjësimin, për të inkurajuar njerëzit për ekzaminim të hershëm dhe diagnostikim të hershëm që të ndërgjegjësohen për këtë sëmundje, si dhe të rritet shpresa- deklaroi Kate Mary Burns, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup
Nga shoqata “Borka” iu bëjnë thirrje të gjitha grave, që ti bëjnë ekzaminimet e rregullta mamografike. Ky kancer sipas tyre rastis të prekë edhe një pjesë të burrave, andaj apelojnë ata të cilat kanë simptome të dyshimta t’i drejtohen mjekëve. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike çdo e teta grua në vend është apo ka qenë e prekur nga kanceri në gji. Nga analizat në çdo 100 mijë gra, në tri vitet e fundit prekja prej kësaj sëmundje ka arritur në 30% të rasteve të ekzaminimeve, që rëndit kancerin e gjirit ndër sëmundjet më vdekjeprurëse në vend.
Comments are closed for this post.