Paga mesatare neto për muajin korrik të këtij viti ka qenë 25.104 denarë dhe sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, është rritur për 4.3 përqind në krahasim me muajin korrik të vitit të kaluar.
Kjo rritje ka ardhur pas rritjes së pagës mesatare neto në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për 10.6 përqind, objekteve për vendosje dhe shërbimeve të ushqimit për 9.8 përiqnd, si dhe transportit dhe magazinimit për 7.4 përqind.
Rënie e pagës mesatare mujore në krahasim me muajin e kaluar u regjistrua në aktivitetet e pasurive të patundshme me 2.1%, administratën publike dhe mbrojtjen, sigurimi i detyrueshëm shoqëror për 1.9 përqind dhe aktivitetet e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror për 1.9 përqind.
Paga mesatare bruto e paguar në muajin korrik të këtij viti ka qenë 37.268 denarë.
Comments are closed for this post.