Nga java e ardhshme vazhdojnë gjykimet e lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike.
Të hënën është caktuar seancë e re për rastin ‘Titanik” që ka të bëjë më parregullsitë zgjedhore. Për këtë lëndë që është në procedurë dëshmuese seancat janë caktuar për ditën e mërkurë dhe të premten.
Të enjten e ardhshme është caktuar gjykimi për rastin ‘TNT”, ndërsa kjo lëndë ka të bëjë me rrënimin e kompleksit ‘Kosomos’ Dorëheqja e Katica Janevës hapi shumë dilema rreth procedimit gjyqësor të rasteve, por nga PSP thonë se pengesa nuk do të ketë, prokurorët që udhëheqin lëndët do të jenë në gjykime.
Dorëheqja e Janevës ende nuk është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publik, që do të thotë se Prokuroria ende e ka shefe.
Pas dorëheqjes, Katica Janeva mori pushim mjekësor dhe pas disa ditëve ajo shkoi edhe në pushim veror. Nga PSP njoftuan se ajo me punë duhet të nisë më 15 gusht.
Seanca do të ketë edhe për rastin ‘Tenderët’, ‘Dhuna në Komunën Qendër’ dhe për ‘Monstrën’, lëndë që u morr nga PTHP.
Comments are closed for this post.