Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë mbajti takim me delegacionin e saborit kroat, të udhëhequr nga deputeti Domagoj Millosheviq, kryetar i Komitetit për punë evropiane, në të cilën, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është shprehur mbështetje e fuqishme për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prejse në Kroaci ishte ratifikuar Protokolli për anëtarësim të shtetit tonë në NATO.
“Në takim ishin përshëndetur politikat e guximshme udhëheqëse, të kryeministrit Zaev, që i hapën integrimet euroatlantike të vendit dhe treguan se në politikë janë të mundshme zgjidhje nëpër dialog edhe për çështjet më të ndjeshme bilaterale. Kjo është vlerësuar si shembull i guximshëm për tërë rajonin”, citohet në kumtesë.
Kryeministri Zaev i’u falënderua deputetëve kroat për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Kroacisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe, siç kumton, i ka ndarë reagimet pozitive nga takimet me përfaqësuesit e Komisionit Evropian me të cilat është kthyer dje nga Brukseli.
Në takimin, në të cilin e pranishme ishte edhe ambasadorja e Kroacisë në vend, Danijela Barishiq, ishte biseduar edhe për përparimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, në fushën e ekonomisë dhe turizmit, si dhe për vlerën e përparimit të të drejtave të pakicave.
Comments are closed for this post.