Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka prezantuar draft-ligjin për Ligjin e ri për arsimin fillor.
Ai tha se ky draft-ligj përmban të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e EUCD-së dhe UNICEF-it ku skanohet gjendja në arsim dhe ku vihen re anët pozitive dhe proceset e përmirësimit.
Arbër Ademi njoftoi se draft-ligji prej sot është vendosur në debat publik në një afat 20 ditor.
Me draft-ligjin e ri për arsimin fillor, sipas Ademit do të avancohet procesi mësimor dhe i mësimdhënies, si dhe vlerat kushtetuese siç është diskriminimi dhe përçmimi i nxënësve dhe mësimdhënësve. Ai tha se shkollat do të jenë inkluzive ku do të përfshihen të gjithë fëmijët, edhe ata me nevoja të veçanta.
“Profesionalizimi i mësimdhënësve dhe eliminimin e politikes në mësimdhënie. Avancimin e praktikantit në shkollat e mesme me qëllim punësimin e nxënësve, si dhe vlerësimin e në konkurset brenda dhe jashtë vendit”.
“Ligji i ri ri në shkollat fillore të mesme përfshin dhe ngritjen në karrierë dhe avancimin ne hierarki. Ministri me propozim nga Byroja të përcaktojë standarde nacionale të bazuara në kompetenca që nxënësit duhet t’i fitojnë në të gjitha fushat e mësimdhënies. Nuk do të ulen orët e mësimdhënies”.
“Të shtunave nuk do të zhvillohet mësim sepse është vërtetuar se është joproduktive. Uljen e numrit të nxënësve në klasa ku pragu minimal është 20 nxënës dhe maksimalja 30. Paralelet do të formohen me të paktën 15 nxënës për një klasë”, tha Ademi.
Pas debatit publik, ky draft-ligj pritet të miratohet edhe në Kuvend.
Comments are closed for this post.