Prokurorja speciale publike, Katica Janeva sot deklaroi se ka dhënë leje që t’i kthehet pasaporta në kohë të pacaktuar biznesmenit Orce Nikollovit, sepse ai është dashur të marrë pjesë në një këshill drejtues jashtë vendit, por nuk saktësoi ku.
“Nuk do të doja të jem avokate e Orce Nikollov në kuptimin e asaj për ta mbrojtur. Menduam se është e nevojshme t’i jepet pasaporta sepse hetimi në pjesën e grumbullimit të dokumenteve financiare është mbledhur dhe po analizohet për momentin”, deklaroi Janeva.
Shtoi se bashkëpunojnë edhe avokatët dhe të akuzuarit e tjerë në lëndë. “Poenta e PSP-së është që të hetojmë nëse ka elemente korruptuese, para të pista në pjesën e funksionarëve të lartë. Prandaj këtu është i dyshuar edhe Sasho Mijalkov, ndërsa personat tjerë të dyshuar janë ndihmësit e Orce Nikollovit”, theksoi Janeva.
Prokurorja speciale publike theksoi se prokuroria jep vetëm mendim, ndërsa gjykata është ajo e cila sjell vendime për kthimin e pasaportës. .
Comments are closed for this post.