Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës “Bisedime ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Delegacioni, në të cilin marrin pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Financave Dragan Tevdovski, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në forum, përveç diskutimit për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, do të realizojnë edhe takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome.
Në Vjenë, është paraparë takim i kryeministrit Zaev me euroakomisarin Johanes Han.
Comments are closed for this post.