Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të takohet me Komisionarin për Zgjerim Johanes Hahn gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës me temë: “Bisedime ekonomike në Vjenë, perspektiva të reja për Maqedoninë e Veriut”.

Takimi Zaev-Hahn vjen në kohën kur vendi është duke pritur marrjen e datës për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian edhe atë gjatë periudhës qershor-korrik.