Reperja shqiptare, Melinda Ademi, ka ndërmarrë një hap i cili duhet të përgëzohet.
Ajo publikisht i ka kërkuar falje deri tani rivales së saj, Taynas, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestylen e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave, mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen dhe mos të nxisim urrejtjen te gjeneratat e reja”, u shpreh Melinda në postimin e saj në InstaStory.
Ky mund të cilësohet si një hap për t’u përgëzuar nga artistja në fjalë, e cila bën atë që asnjëherë ndonjë artist nuk ka bërë, për hirë të ruajtjes së përmbajtjes sa më kualitative në dobi të ruajtjes së gjeneratave të reja.
Tayna nuk ka reaguar ende por si duket paqja është vënë mes repereve të cilat do të jenë të angazhuara këtë verë për plot koncerte.
Tayna dhe Melinda janë dy top reperet që shpërthyen në famë vitin e fundit. /
Comments are closed for this post.