Me sjelljet e saj ajo ka mahnitur gjithë botën.
Kryeminstrja e Zelandës së Re që mori vëmendjen e botës mbarë me vendosjen e ferexhes në varrimin e myslimanëve pas tragjedisë së Christchurch, e më pas edhe me përshëndetjen ‘Selam Aleikum” ndaj tyre, së fundi është bërë sërish subjekt i interesimit medial.
Ardern pagoi ushqimet e nënës së dy fëmijëve në një supermarket pasi ajo grua e kishte harruar kuletën e saj, përcjell periskopi.
Znj Ardern tha se e kishte bërë një gjest të tillë sepse “edhe ajo ishte nënë”.
“Sikur të mos e donim boll tashmë, Jacinda pagoi për ato që kishte blerë shoqja ime në supermarket sepse e kishte harruar kuletën dhe i kishte dy fëmijë të vegjël që ulërisnin me vete,” tha ajo.
Comments are closed for this post.