Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, e zgjodhëm dhe e konsideruam si datën më të përshtatshme 21 majin sepse është edhe Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Për këtë, në vitin 2022 Shoqata i dërgoi kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikola.
Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë një thesar kombëtar dhe duke e shpallur atë festë publike në Republikën e Shqipërisë, ne besojmë se është një hap përpara për të ofruar shikueshmëri për Pakicat Kombëtare dhe për të njohur vlerën e tyre të shtuar për shoqëritë tona.
Shoqaта Maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj
Comments are closed for this post.