Regjim të posaçëm të komunikacionit do të ketë sot në Shkup për shkak të ngjarjes sportive, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnël urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

“Në organizim të Shoqatës për sport dhe rekreacion ‘I pari drejt majes – Shkup’, do të mbahet edicioni i 13-të i ngjarjes tradicionale sportive-rekreative e quajtur ‘I pari drejt majes’, me fillim në orën 9:45 me trase të lëvizjes së garës çikliste me fillim para Muzeut të Qytetit të Shkupit – rruga ‘Shën Cirili e Metodi’, në të majtë përgjatë bulevardit ‘Shën Klimenti i Ohrit’, në vazhdim drejtë përgjatë bul. ‘Nëna Terezë’, në të majtë nëpër rr.’Todor Aleksandrov’, në vazhdim nëpër rrugën lokale për në Vodno të mesme drejt majes së Vodnos – ‘Kryqi i Mileniumit’ dhe trase e lëvizjes së alpinistëve me fillim në orën 10 para SHF ‘Koço Racin’ në bulevardin ‘Nëna Terezë’, drejt nëpër rrugën ‘Todor Aleksandrov’ dhe tek rruga ‘Salvador Alende’ djathtë nëpër rrugicën malore drejt Vodnos së mesme, nga Vodno e mesme drejt majes së Vodnos -‘Kryqi i Mileniumit’ në Shkup”, sqarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.