Lidhur me tragjedinë në Koçan, Qeveria shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerëve dhe të plagosurve. Këto janë momente pikëllimi dhe solidariteti, kur të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe respekt për viktimat.
Në opinion po qarkullojnë spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria, me përgjegjësi të plotë, konfirmon se numri i viktimave është 59. Çdo pretendim tjetër për 100 apo 120 të vdekur është i pavërtetë dhe i pabazuar. Informacione të tilla të rreme vetëm sa rrisin shqetësimin në opinion dhe u shkaktojnë dhimbje të mëtejshme familjeve të viktimave.
Shifrat përcaktohen nga shërbimet zyrtare mjekësore dhe hetimore që punojnë në terren. Qeveria insiston në transparencë të plotë dhe opinioni do të informohet rregullisht për të gjitha detajet e reja që lidhen me hetimin.
Apelojmë te mediat dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve të pakonfirmuara dhe të mos përhapin spekulime. Ky nuk është momenti për manipulime, por për unitet, respekt dhe përgjegjësi.
Qeveria mbetet e përkushtuar për të zbardhur të gjitha aspektet e kësaj tragjedie dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për familjet e viktimave.
Comments are closed for this post.