Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 254 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 53 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në semafor të mbyllur, 20 për mosvënien e rripit të sigurisë.Nga MPB njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.