Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 276 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 128 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 31 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 7 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit.