Pa energji elektrike sot do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në komunat e Shuto Orizares, Sarajit, Ilindenit dhe Karposhit.

Siç njiofton QRMK Shkup, në periudhën prej orës 8 deri në orën 14 pa rrymë do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugëve “Indira Gandi”, “Haxhi Jovan Shishov” dhe “Tikveshka”, ambulanta dhe kopshti “8 Prilli” në komunën e Shuto Orizares.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15 rrymë nuk do të kenë konsumatorët e pjesës së Petrovecit, objektet që gjenden përgjatë rrugës për Ognjancë, fshati Kozhle, pastaj Jasen, fshati Bllacë, një pjesë e Katllanovës, objektet pranë Totincit, fshati Ognjancë dhe fshati Badar në komunën e Ilindenit.

Nga QRMK Shkup njoftojnë se në periudhën nga ora 9:45 deri në orën 11:30 pa rrymë do të jetë edhe një pjesë e fshatit Krushopek në komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00 konsumatorët e rrugës “Kozle” – ndërtesat përballë pompës së benzinës së Makpetrolit në komunën e Karposhit.