Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba, nga të cilat 66 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër për kalim në semafor të mbyllur kuq. Janë shqiptuat dhe pesë masa për kundërvajtje nga këmbësorët.