Kukësi do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore kundër Shkëndijës së Tetovës për grupmoshat 19-vjeçare.

Ekipi shqiptar nga Tetova, po kryen fazën përgatitore në Tiranë dhe nga stafet e të dyja klubeve, kanë menduar që të kryejnë një ndeshje “vllazërore”.

Takimi do të zhvillohet në kompleksin “Football Republic” duke nisur nga ora 13:00.