Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka nisur vitin e ri në pozitën në të cilën e mbylli vitin e shkuar.

FIFA e ka publikuar renditjen e muajit janar, kurse Kosova mbetet në pozitën e 117-të me 1155 pikë të mbledhura. Edhe Shqipëria nuk ka lëvizur në renditje pasi ka mbetur në pozitën e 65-të me 1360 pikë.

Ndryshime në ranglistën botërore nuk ka pasur as në dhjetë pozitat e para. Përfaqësuesja e Belgjikës mbetet e para në këtë ranglistë me 1780 pikë të mbledhura duke lënë pas vetes Francën (1755), Brazilin (1743), Anglinë (1670), Portugalinë (1662), Spanjën (1645), Argjentinën (1642), Uruguain (1639), Meksikën (1632) dhe Italinë (1625).