Me dy golat në ndeshjen e sotme kundër Francës, Cristiano Ronaldo momentalisht është golashënuesi më i mirë deri tani në Kampionatin Evropian Euro 2020.
Në fazën e grupeve, Ronaldo ka kontribuar në gjithsej gjashtë gola, respektivisht duke shënuar pesë sosh, e duke e asistuar një.
Dy gola në ndeshjen hapëse dhe fitoren kundër Hungarisë, një në humbjen kundër Gjermanisë dhe dy gola në barazimin e sotëm kundër Francës, e bëjnë Ronaldon golashënuesin më të mirë deri tani në Euro 2020.
Listën e golashënuesve më të mirë deri tani në Kampionatin Evropian Euro 2020 e gjeni më poshtë
1.Cristiano Ronaldo – Portugali – 5 gola, 1 asistim
2.Emil Forsberg – Suedi – 3 gola
3.Roberto Lewandowski – Poloni – 3 gola
4.Romelu Lukaku – Belgjikë – 3 gola
5.Patrick Schick – Çeki – 3 gola
6.Georginio Wijnaldum – Holandë – 3 gola
7.Memphis Depay – Holandë – 2 gola, 2 asistime
8.Ciro Immobile – Itali – 2 gola, 1 asistim
9.Ivan Perisic – Kroaci – 2 gola, 1 asistim
10.Xherdan Shaqiri – Zvicër – 2 gola, 1 asistim
Comments are closed for this post.