Një ditëlindje që rrezikon të përfundojë keq, të paktën me një gjobë që do të konsiderohej e majme për pjesën më të madhe të njerëzve, por jo për Cristiano Ronaldon.

“Ylli” Portugez, duke përfituar nga mosgrumbullimi për ndeshjen ndaj SPAL-it, e fituar nga Juventusi (në Kupën e Italisë), duket se ka festuar ditëlindjen e së dashurës e tij Georgina Rodriguez, në Courmayeur, vend turistik në Luginën e Aostas, sikurse dëshmohet edhe nga një video e hedhur në rrjetet socialë e cila u fshi më vonë.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga fakti që udhëtimet në Itali nga njëri rajon në tjetrin janë të ndaluara për shkak të pandemisë së Koronavirusit (nëse ndodhesh në një rajon portokalli, siç është Piemonti.

Karabinierët e Aostas po kryejnë hetime për rastin e udhëtimit të pretenduar në Courmayeur e zbardhur nga bora të Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij.