Rrritet numri i qytetarëve që nuk u janë transferuar paratë nga Fondi Pensional drejt shtyllës së dytë MAPAS.

Nga vlerësimet e para numri kishte prekur dikur rreth 12.000 qytetarë, mirëpo pas vlerësimeve të fundit ky numër ka arritur rreth 14.000 persona.Për të dëmshpërblyer, shteti nga Buxheti ka transferuar rreth 18 milionë euro në fondet private pensionale.

Për të dëmshpërblyer, shteti nga Buxheti ka transferuar rreth 18 milionë euro në fondet private pensionale.

Skandalin fillimisht e kishte zbuluar ministrja Mila Carovska dhe kishte ngritur padi penale kundër kryerësve të panjohur në Fondin Pensionë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo më pas paditë ishin hedhur poshtë nga Prokuroria. Vlerësimet e Ministrisë ishin se bëhet fjalë për rreth 12 mijë qytetarë, të cilët shteti duhet ti rimbursojë me gjithsej 19 milionë euro.

Nga shtylla e dytë e Fondit Pensional (MAPAS) kanë njoftuar se numri ka të bëjë me vlerësimet e para ndërsa i gjithë procesi do të përfundojë në shtator kur edhe do të merren vesh numrat e saktë të të prekurve.