Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të ofrojë përkrahje maksimale për institucionet arsimore, përfshirë edhe Universitetin e Tetovës, universitetin e parë dhe më të madh në gjuhën shqipe në vend.

Këtë sot e tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi gjatë takimit të punës që zhvilloi me rektorin e Universitetit të Tetovës, z.Vullnet Ameti.

Grubi i tha rektorit Ahmeti se Qeveria do të shqyrtojë mundësinë e përkrahjes së të gjitha projekteve të nevojshme dhe me rëndësi për Universitetin e Tetovës, siç janë konvikti i studentëve, pishina, projektet infrastrukturore brenda universitetit dhe me këtë edhe krijimin e kushteve më të mira.

Nga ana e tij rektori i Universitetit të Tetovës, z.Vullnet Ameti falënderoi zëvendëskryeministrin e parë z.Artan Grubi për gatishmërinë e tij që në çdo moment t’i dalë në ndihmë Universitetit të Tetovës dhe me këtë vetë studentëve.

Gjatë këtij takimi Grubi dhe Ahmeti gjithashtu biseduan edhe për plotësimin e stafit akademik dhe administrativ si dhe për realizimin sa më të shpejtë të projekteve tjera të rëndësishme. Grubi i potencoi Ahmetit se arsimi do të mbetet prioritet edhe i Qeverisë së re.