Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, ka thënë se afganët nuk duhet të tmerrohen e të duan të largohen nga vendi.
Ai është shprehur i befasuar me përpjekjet e afganëve për tu larguar medoemos nga Afganistani.
“Ata nuk duhet të tmerrohen. Nuk e di pse ata janë të frikësuar dhe jam i befasuar” ka thënë Shaheen në një intervistë për CNN.
Në disa video që kanë qarkulluar nëpër media, janë parë afganë që përpiqen të kapen pas avionëve ushtarakë që largohen nga vendi.
Comments are closed for this post.