Zbulohet biznes ilegal me mariuanë, gjegjësisht prodhim dhe tregtim nga dy persona nga Demir Kapia, të cilët janë arrestuar dje nga policia.

“Më 28.09.2020 policia nga Njësia për kriminalistik në kuadër të SPB-Veles në vendin Javoric në Demir Kapi ka zbuluar 65 rrënjë kanabis me lartësi prej 2.5 metra dhe në vendin e ngjarjes janë arrestuar personat S.S. (33) dhe A.S. (56) nga Demir Kapia për shkak të dyshimit të prodhimit dhe shitjes së mariuanës.

Në vendin e ngjarjes janë zbuluar edhe tuba për ujitje dhe mjete tjera mbrojtëse për rrënjët.

Janë kryer edhe kontrolle në dy lokacione në rrethinën e Negotinës, me çka janë zbuluar dy armë karabin dhe dy pushkë gjuetie dhe disa lule kanabisi”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se MPB po ndërmerr masa intensive për zbulimin dhe parandalimin e tregtisë me lëndë narkotike.