Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, dje është dërguar në burgun e Idrizovës, ku do ta vuajë dënimin prej katër viteve burg.

Mediumet maqedonase kanë publikuar pamje gjatë kohës kur ajo ka arritur në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jankulloska është dënuar në rastin “Tanku”, që e hapi ish-PSP-ja, e që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Jankulloska fillimisht u dënua me gjashtë vjet burg, por Gjykata e Apelit ia uli në katër vjet.