Mbajtja e takimit të sotëm të Këshillit veriatlantik të NATO-s në Shkup është konfirmimi më i fuqishëm politik për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në Aleancë. Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s, potencon kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para fillimit të takimit të Këshillit Veriatalntik me të cilin kryeson sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Ky është realizim i përpjekjeve dhe synimeve të të gjitha gjeneratave të politikanëve nga partitë e ndryshme politike dhe i të gjithë qytetarëve të vendit tonë që nga pavarësia e deri më sot”, theksoi Zaevi.

“Anëtarësimi në NATO për ne është paqe dhe stabilitet dhe është garancia jonë më e fuqishme për sigurinë tonë.  Besojmë se kjo do të sjellë jetë më të mirë për qytetarët tanë, si në plan politik, ashtu edhe në atë ekonomik”, tha Zaev.

Shtoi se rezultatet tashmë janë të dukshme, pasi është marrë ftesa për anëtarësim në Aleancë. Bruto prodhimi vendor është rritur për 5,5 për qind, papunësia është ulur për 7,5 për qind, industria shënon rritje prej 8,8 për qind, industria shënon rritje prej 8,8 për qind, ndërsa pagat janë rritur 6,1 për qind. Investimet e huaja, sipas Zaevit, kanë arritur rekord të ri në shtet prej 625 milionë eurove dhe tri herë më e madhe se mesatarja në tetë vitet e fundit, ndërsa dyfish më i madh nga viti më i mirë deri më tani.

“Gjithmonë ka ekzistuar koncensus mbipartiak i gjerë dhe ndëretnik për anëtarësimin tonë në NATO. Kjo ishte një nga idetë tona edhe atëherë kur e kishim më vështirë. Kjo ishte motivim që të përballemi me krizën e rëndë të sigurisë në vitin 2001 dhe me krizën e rëndë politike para dy viteve dhe të gjitha krizat që t’i kalojmë në rrugë të qetë, në mënyrë demokratike dhe në rrugën e dialogut”, tha Zaev dhe shtoi se patëm sukses që ta rinovojmë demokracinë tonë, ta lirojmë shtetin tonë të robëruar dhe t’i kthejmë parimet demokratike të cilat janë themeli i NATO-s siç është sundimi i së drejtës, institucionet profesionale dhe të pavarura dhe mediat e lira.

Duke folur për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Greqinë dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, Zaev potencon se vendi ynë kontribuon që të ndryshohet dinamika politike në gjithë rajonin.

“Po punojmë që të krijojmë një Ballkan të shekullit 21, rajon i cili do të jetë sinonim për paqe, zhvillim dhe prosperitet ekonomik. Rajon ku marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi i afërt rajonal do të jenë standard themelor për funksionimin e përditshëm”, tha Zaev dhe paralajmëroi  se në të ardhmen do të bashkëpunojmë me fqinjët tanë në kuadër të NATO-s si aleatë të afërt ose në ruajtjen dhe avancimin e bashkëpunimit të tyre me Aleancën.Besojmë, nënvizoi Zaev, dhe e mbështesim politikën e dyerve të hapura të Aleancës.

Kryeministri paralajmëroi se  vendi ynë është i gatshëm që deri në vitin 2024 ta arrijë standardin prej dy për qind të BPV-së për mbrojtje, me rritje për çdo vit për 0,2 për qind. Sipas tij, vendi është i gatshëm që ta bartë, siç tha, barrën e obligimeve nga anëtarësimi në NATO dhe të përballet me të gjitha sfidat në këtë rrugë. Qeveria është e gatshme që të rris numrin e pjesëmarrësve të ushtarëve në misionet paqeruajtëse dhe të kontribuojë me rritjen vjetore të fondeve të cilat ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe demokracisë në vendet si në Irak dhe Afganistan.

“Mund të llogaritni në përkrahjen tonë lojale në luftën kundër ISIS-it, i porositi Zaev sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg dhe ambasadorët e 29 vendeve anëtare të NATO-s. Mes tjerash, Zaevi dërgoi porosi se vendi ynë i pranon dhe i respekton tri shtyllat dhe detyrat e NATO-s, para, aftësi dhe kontribut.

Përkujtoi se anëtarësimi në NATO është vendim i yni strategjik i verifikuar me Rezolutën e Kuvendit njëzëri e miratuar në vitin 1993.