Mbështetje për integrimet evropiane të Republikës të Maqedonisë së Veriut sot në Stokholm shprehu kryeministri i Mbretërisë Suedeze Stefan Lofven në takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Lofven ka konstatuar se vendi ynë ka bërë progres reformues të dukshëm në pjesën e gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se ajo duhet të vlerësohet me një hap nga eurointegrimet.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministrja Shekerinska u falënderuan për mbështetjen e përhershme të proceseve të rëndësishme demokratike dhe politike për përparimin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

“Edhe më tutje punojmë në reformat me qëndrim se perspektivat evropiane për ne si shtet nuk kanë alternativë. Në pritje jemi edhe në rrumbillaksimin e integrimeve të NATO-s. Shtetit tonë, si dhe Ballkanit Perëndimor dhe tërë Evropës u nevojitet stabilitet, prosperitet dhe zhvillim. Nevojitet qëndrueshmëri. Ato janë procese në të cilat Suedia jep kontribut udhëheqës për të cilin jemi falënderues”, ka porositur Zaev në takimin me kryeministrin suedez Lofven.