Është bërë rritja më e madhe e pagave në shëndetin publik deri më tani. Për dy vite janë bërë rritje rekorde të pagave të punëtorëve shëndetësorë, ndërsa infermieret për herë të parë janë vlerësuar dhe respektuar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në muajin shtator të vitit 2018, 19.123 të punësuarve në institucionet publike-shëndetësore iu rrit baza e pagës për pesë për qind. Në janar të vitit 2019, vijoi rritje shtesë e pagave të punëtorëve në shëndetësi, mjekë, infermiere, teknikë, pesë për qind për infermieret, tetë për qind për infermieret në klinika dhe dhjetë për qind për mjekët specialistë. Në shtator të vitit 2019, për pesë për qind është rritur paga e administratës në shëndetësi, theksojnë nga Ministria.

Nga shkurti i vitit 2020, siç theksohet, për 25 për qind rriten pagat e mjekësve specialistë, ndërsa për 10 për qind të infermiereve. Gjithsej, me të gjitha rritjet nga viti 2018, paga bazë e mjekut specialist është rritur për 40 për qind, ndërsa e infermiereve mes 20 për qind dhe 23 për qind.

Nga Ministria bëjnë të ditur se gjithashtu janë rritur koeficientet për pagesën e kujdestarive dhe punës së natës për kuadrin mjekësor, disa lloje të kujdestarive janë rritur për dy deri tri herë, ndërsa për herë të parë specializantët privatë janë paguar për punën e tyre.

Investojmë në kapitalin njerëzor dhe kemi kujdes të vërtetë për punëtorët tanë shëndetësorë, ata do të jenë të motivuar në punën e tyre dhe të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në shtetin tonë. Në komunikim me sindikatat janë arritur marrëveshje historike për vlerësimin e punës kryer të infermiereve. Ministria e Shëndetësisë deh Qeveria i dëgjojnë nevojat e punëtorëve mjekësorë dhe merren vendime me të cilat iu përmirësohet cilësia e punës. Edhe në periudhën e ardhshme, vazhdojmë me përmirësimin e kushteve të punës të të gjithë punëtorëve mjekësorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëndron në kumtesën.