Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se gjatë performacës së mbrëmshme të këngëtares Tamara gjatë festimit të 4 korrikut ditës së Pamvarsisë së SHBA-ve, në ambasadën e Amerikës në Shkup ishte e paqëllimshme.
“Ylli jonë kërkoi falje në Fejsbuk, ambasada e SHBA-ve gjithashtu. Ishte një lëshim. Himni këndohet për çdo ditë dhe gjithandej. Kjo vërteton se është gabim i paqëllimshëm”. ka thënë kryeministri Zoran Zaev.
Tamara mbrëmë gjatë intonimit të himnit të RMV-së ka kaluar strofën ku përmenden heronjtë maqedonas si: Goce Delçev, Pitu Guli, Dame Gruev dhe Jane Sandanski.
Comments are closed for this post.