Rezultatet e maturës shtetërore tashmë kanë përfunduar. Ka rritje të ndjeshme në krahasim me vitin paraprak.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se rezultatet janë të mira dhe tregojnë se kanë përparim në krahasim me vitet tjera.

“Nota mesatare e rezultateve të arritura është 3.47 ndërsa në disa lëndë ka përmirësime te nxënës kurse te një pjesë më e vogël është vërejtur rezultat më të ulët”, tha Ademi.

Sipas tij ka përmirësim te gjuha amtare, në matematikë dhe në gjuhën angleze. Vlerësimi mesatare në gjuhën amtare maqedonase është 3.69, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 3.66, që ka një rritje të ndjeshme. Edhe te vlerësimi i gjuhës amtare shqipe ka një rritje të ndjeshme ne 3.85 për dallim të vitit të kaluar ku ishte 3.81.

Nota mesatare në matematikë është me rezultatet më të mira në tre vitet e fundit, ndërsa nota mesatare në matematikë, sipas ministrit Ademi, është 3.65.

Nota mesatare e gjuhës angleze si gjuhë e huaj është 3.07 që shënon një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar.

Biznesi, historia dhe biologjia kanë rënie të vogël ndërsa këtë vit në testin e maturës kanë marrë pjesë 15.553 nxënës.