Vala e nxehtë në vend do të zgjasë deri kah mesi i javës së ardhshme ku do të ketë ulje të temperaturave për disa gradë celsius.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për reshej të shiut.

Nesër gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut dhe deri të martën e javës së ardhshme do të ketë temperatura të larta.

Temperaturat minimale nesër do të lëvizin nga 11 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 26 deri 36 gradë celsius. Në Shkup temperatura maksimale do të arrijë deri 32 gardë celsius.

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri 21 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 29 deri 37 gradë celsius, ndërsa të dielën temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 30 deri 38 gradë celsius. Të hënën temperatura maksimale do të arrijë deri 39 gradë celsius ndërsa të martën deri 38 gradë celsius. Të mërkurën parashihet të ketë ulje ulje të temperaturave ndërsa temperatura maksimale pritet të jetë 31 gradë celsius.